Vetëdorëzimi i Balilit në polici, Lleshaj: Arrestimi, operacion i jashtëzakonshëm

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas bërjes publike të lajmit se Klement Balili është vetëdorëzuar në polici, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dalë në një konferencë për mediat. Teksa e quajti arrestim rastin e Balilit, Lleshaj tha ky ishte një operacion të jashtëzakonshëm dhe një mesazh për homologët europian.

“Policia shqiptare ka finalizuar një operacion të gjatë e të ndërlikuar për Klement Balilin. Nga sot Policia ka në duart e saj një nga personat e saj më të kërkuar, ndërsa qytetarët marrin një mesazh të rëndësishëm nga policia që duan. Procesi është rezultat i një bashkëpunimi të gjerë me partnerët tanë të cilët kanë mundësuar që Balili të dorëzohet në Policinë e Shtetit. Detaje nuk mund të japim. Rruga e vetme për ta është bashkëpunimi me drejtësinë, rrugë tjetër për ta nuk ka. Të gjitha institucionet janë sot të inkurajuara për të luftuar krimin dhe korrupsionin, për të mundësuar progresin e shpejtë drejt integrimit të vendit në BE”- tha Lleshaj.

Zjarr Tv Ad