Vetëdorëzimi në polici i Klement Balilit, ja si e pasqyrojnë mediat e huaja

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vetëdorëzimi në polici i Klement Balilit të shumëkërkuarit për trafik ndërkombëtar të drogës, nuk i ka shpëtuar vëmendjes së medias ndërkombëtare.

Në raportimin e saj agjencia Reuters, thekson se presioni i aleatëve perëndimorë e detyroi Shqipërinë që të thërriste Këshillin e Sigurisë për të shpejtuar punën arrestimin Balilit, ndërkohë që trafiku i drogës ishte përhapur edhe në territorin e vendeve fqinje dhe aleatëve të NATO-s.

Reuters-i thekson se “Balili kishte lidhje me Lëvizjen Socialiste për Integrim, parti e vogël në koalicion me Socialistët në pushtet.”

Balili konsiderohet si një prej trafikantëve më të mëdhenj të drogës në Ballkan, ndërsa rrjeti i drejtuar prej tij mësohet se vepronte dhe në disa shtete europiane, kryesish në Greqi.

Zëri i Amerikës” raportoi se prej gati një viti policia shqiptare, përveç veprimeve operative, kontrolleve në banesa apo mbajtjes nën mbikëqyrje të familjarëve kishte nisur bisedimet dhe me familjarët, duke nxitur dorëzimin e Balilit pranë autoriteteve.

Shpërndarja nga agjencitë më të mëdha informative në botë, bëri që lajmi për vetëdorëzimin e Klement Balilit të përhapet edhe në një numër të konsiderueshëm mediesh vendore.

Zjarr Tv Ad