Deputeti i PD, Ervin Salianji ka folur gjatë mbledhjes që grupi parlamentar i PD po zhvillon ditën e sotme duke nisur nga ora 14:00.
Duke qenë se të pranishëm në mbledhje ishin vetëm 21 deputetë, Salianji tha se mbledhja e grupit parlamentar kishte dështuar për herë të dytë dhe se të pranishmit nuk përfaqësonin opozitën.
Sa i përket kandidatit për president, Salianji tha se duhet të jetë një person me integritet të lartë dhe i aftë për të përballuar autokracinë e Ramës.
Deputeti i PD, Ervin Salianji: I keqardhur qê mbledhja e grupit parlamentar të PD dështon për herë të dytë të mblidhet! Personalisht bëra çdo përpjekje për të zhvilluar mbledhje të përbashkët por u refuzua njëanshmëtisht duke prodhuar dhe të pavërteta publike!
Kandidati për president duhet të jetë politik dhe me integritet të lartë që ti qëndrojë presionit politik të autokracisë Rama! Çdo zgjedhje tjetër është zgjedhje personale e Ramës siç ndodh në çdo autokraci!
63 deputetët opozitarë të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit përfaqësojnë opozitën, pakicat me 1/3 e këtij numri nuk kanë legjitimitet dhe shpresoj të jenë në naivitet politik dhe jo në shërbim të Ramës!