Vetëm 6 raste të reja me koronavirus në 24 orë, 131 të shëruar

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria regjistron një ulje të ndjeshme të numrit të rasteve të prekurve nga COVID-19.  Vetëm 6 persona kanë rezultuar pozitiv në 24 orët e fundit  duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 383 persona.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur 22 qytetarë.  Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, 15 qytetarë janë shëruar nga kjo sëmundje dhe e çojnë numrin e të sëmurve në 131 të shëruar, informon ministria e Shendetesise ne raportimin e sotem, 7 prill.Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Elbasan, Korçë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë           181 raste
– Durrës           38 raste
– Lushnje         5 raste
– Elbasan         11 raste
– Fier                26 raste
– Kavajë           8 raste
– Rrogozhinë    4 raste
– Korçë             17 raste
– Vlorë              5 raste
– Shkodër         44 raste
– Lezhë            14 raste
– Berat              2 rast
– Has                12 raste
– Krujë             5 raste
-Tropojë          4 raste
– Pukë               4 raste
– Mirditë           3 raste

– 2753 teste gjithsej- Në 24 orët e fundit janë testuar 182 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 2753 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 383 raste.

74 paciente ne spital-  Në shërbimin infektiv aktualisht janë 67 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive, nga keta  3 pacientë janë të intubuar, nderkohe 1 eshte ne pavion. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 74 pacientë.
“Kemi një ulje të ndjeshme të numrit të rasteve të prekurve nga COVID-19 që tregon se hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i rasteve të reja apo kontakteve të tyre ka funksionuar në mënyrën e duhur dhe është kryer sipas protokolleve të përcaktuara. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Sic e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19” deklaroi Silva Bino e Institutit te Shëndetit Publik

Zjarr Tv Ad