Vetëm 7 vjeç e thërrasin MAESTRO në konkursin ndërkombëtar për muzikantë të rinj në Itali

0
118
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Konkursi i 34 ndërkombëtar në Barletta për muzikantë të rinj po zhvillohet nga e enjtja e 10 Maj dhe vijon edhe gjatë ditës së sotme 12 Maj.

Mes konkurrentëve të shumtë shqiptarë dhe të huaj në këtë konkurs spikati tek juria përzgjedhëse maestro Drini Drishti, djali i regjisorit të njohur Ismet Drishti. Duke e pasur talentin në ADN, nuk ka dyshim që Drini Drishti do ngjitet në majat më të larta të botës së artit e do shkëlqejë në skenat botërore.

I lumtur dhe krenar për këtë çmim nga djali i tij është shprehur edhe artisti Ismet Drishti ,i cili me anë të një postimi në Facebook shkruan:

“Im bir Drini Drishti më mbyti sot me lot gëzimi. Në Barletta në Itali fitoi çmimin ABSOLUT në kategorinë Junior dhe në kategorinë A. Nuk ka kënaqësi më të madhe se ta dëgjosh ta thërrasin në skenë – Maestro Drishti!
Faleminderit bir. Më bëre krenar dhe hallall gjithçka.
Faleminderit mësuesja e përkushtuar #Aurora Gjergji!”

Vetëm 7 vjeç, Drini në Barletta në Itali fitoi çmimin absolut në kategorinë Junior dhe në kategorinë A, duke kaluar në finale me të gjitha grupmoshat.

Kjo nuk është arritja e parë e Drinit pasi në festivalin e tij të parë “MEMA Festival” të zhvilluar në qytetin e Durrësit, në një duet pianistik ka fituar çmimin absolut.

Zjarr Tv Ad