Në seancën e sotme parlamentare nuk ka kaluar pa debate edhe aksioni i paligjshëm i IKMT-së në “Prestige Resort”. Deputetja e PD-së, Flutura Açka duke replikuar me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, u shpreh se punëtorët e atij resorti vetëm dashnoret nuk i përmendën eksponentëve të mazhorancës që kanë qenë aty.
Me atë resort u shpreh Açka mbahet një media shumë prestigjioze që nuk e ka ulur asnjëherë shpinën.
Ulsi Manja: Të lutem zonjë, shko atje te Irfani të lahesh në pishinë, se nuk kam fjalë me ty.
Flutura Acka: Nëse kam ndërhyrë nga vendi kërkoj ndjesë, por ju tërheq vëmendje, në kohën që u ul zonja Zhupa pasi foli, Rama është tallur 10 minuta dhe ka bullizuar 10 minuta deputeten. Ku e gjen ky njeri kurajën të flasë nga vendi dhe madje të mos i bëni asnjë vërejtje. Ka mundësi ti bëni një vërejtje atij njeriu?
Ministri nuk ka fare pse të më përmendë pishinat, kur në fakt e thanë vetë punëtoret e resortit që kanë qenë aty njerëzit tuaj, vetëm që nuk ju treguan dashnoret, të gjitha i treguan, e lanë vetëm kafshuan gjuhën tek dashnoret. Para se të më përmendë mua pishinat, unë kam qenë atje si kryetare e komisionit të medias. Me paratë e atij resorti mbahet një media shumë prestigjioze në Shqipëri, ndër të vetmet që nuk e ka ulur shpinën para publikut. Ndaj kur të flisni për mua ejani me fakte, se ku lahem unë është çështja ime, por kur të keni fakte publike ejani.