19 punonjës policie janë ndaluar apo arrestuar vetëm gjatë muajit qershor të 2022, pas ankesave të qytetarëve apo institucioneve drejtuar Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
AMP thotë se gjatë muajit qershor janë kryer 6 inspektime, ku në 3 prej tyre ka rezultuar se Policisë së Shtetit kanë qenë në kundërshtim me procedurat standarde të punës dhe për këtë arsye është sugjeruar fillimi i hetimit disiplinor për 9 prej tyre.
Ndërsa në Prokurori janë bërë 31 referime për 50 punonjës të policisë dhe 12 qyetarë, për vepra të ndryshme penale.
Po gjatë këtij muaji, AMP ka arrestuar në flagrancë 6 punonjës policie, ndërsa Gjykata ka dhënë arrest me burg për 1 punonjës policie, arrest shtëpie për dy të tjerë si dhe janë pezulluar 10 punonjës së policisë së shtetit.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thotë se ka pranuar 395 telefonata duke trajtuar 220 ankesa dhe administruar 127 të tjera.
Puna e AMP-së gjatë muajit qershor duket të ketë qenë e fokusuar kryesisht në pikat kufitare.