“Vetëm me protesta mund ta rrëzojmë qeverisjen e Ramës”, Aleksandër Biberaj flet për krizën brenda PD: Berisha dhe Basha të gjejnë gjuhën e përbashkët!

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtar i këshillit të PD-së, Aleksandër Biberaj i ftuar në “Fax News” ka folur për krizën brenda Selisë Blu. Biberaj është kundër gjuhës së ashpër duke i bërë thirrje Bashës dhe Berishës të gjejnë gjuhën e përbashkët.

“Pas shumë vite është gjë e mirë të kemi një statut demokratik, është momenti kur të kemi një statut që të gjithë të ndihen të përfaqësuar. Nga partia nuk përjashtohesh kot, vetëm në komunizëm përjashtohesh sepse shumë shqiptarë i kanë provuar. PD do të ketë një statut tyë vërtetë demokratik pasi është kushtetuta e një partie. Detyra jonë është për ta përmbysim dhe për të pasur një fazë të re të demokracisë.

Unë sa kam pasur mundësi kam marrë pjesë në foltore edhe si ish deputet. E rëndësishme është që njerëzit po shprehin mendimet e tyre në foltore. Kjo që po ndodh në Shqipëri mu kujtua nëntori i vitit 90’ njësoj si atëherë edhe tani njerëzit mezi presin të flasin lirisht për opinionet e tyre. Berisha është një politikan i mirëformuar dhe artikuluar. Tani në Shqipëri mungon demokracia, është fatkeqësi që pas 30 vitesh kemi mungesë të demokracisë. Qeverisja është kthyer më shumë në një sekt sesa parti politike. Lëvizja e Berishës është si një foltore popullore.

Gjuha e ashpër mes Bashës dhe Berishës – “Nuk kam qenë kurrë dakord për ashpërsinë politike, jam kundër akuzave dhe si kam mbështetur, Basha dhe Berisha duhet të reflektojnë të dy pasi ne jemi një shtëpi e përbashkët publike pas dy Kuvendeve kemi një parti. Shqetësimi kryesor i PD të jenë hallet e shqiptarëve, do ta durojë ambienti shqiptar këtë qeverisje që po bën Rama, unë dua që të zhvillohen protesta për ta përmbysur qeverinë që mos shkonim në zgjedhje me këtë kryeministër. Një regjim i tillë është një kalbësirë që fatkeqësisht ka mbështetjen e ambasadorëve në vendin tonë. Duhet ta përmbysim këtë sistem si në 91’ sic e kemi bërë më parë, duhet t’i japim fund këtij tranzicioni të mërzitshëm.

Escobari vjën në Tiranë 2 ditë para Kuvendit të 11 dhjetorit, takim me Ramën dhe Bashën – Duhet të kemi parasysh që Escobar vjen për interesat amerikane në rajon. Ka një ndërgjegjësim në raport me interesat e tyre me ballkanin perëndimor që mund të futet politika ruse apo kineze. Ne si shqiptarë jemi pro amerikan në histori tonë, amerikanët i kemi pasur një partner. Edhe në formimin e parë të PD ka qenë thelbësore aleanca me SHBA, kushdo të jetë kryetari i PD, mbetet aleanca strategjike me SHBA. Ai është i mirëseardhur dhe do të sjellë politikat e veta, është normale që ai do të punojë me qeverisjen por edhe me opozitën. Në cfarë do zhvillimi që do të ketë PD në të ardhmen partneriteti me SHBA mbetet i padiskutueshëm.

Mbështetja e Bashës me SHBA – “Foltoret kanë treguar se Berisha ka mbështetje në bazë. PD duhet të ketë një mbështetje brenda vendit, ndërsa ndërkombëtarët do të mbështesin cilido që do të vijë në krye të PD-së. Partia është e anëtarëve demokratë që zgjedhin kryetarin. Sipas statutit të ri do të ketë risi ku më e rëndësishmja është largimi i kryetarit të PD të largohet nëse humb në zgjedhjet”, tha Biberaj.

Zjarr Tv Ad