Ndryshimi drastik i Najada Çomos, kandidates për deputete të Partisë Socialiste në Tiranë, ka bërë zhurmë të madhe online. Çomo ka hequr dorë nga e kuqja e ndezur dhe vetullat e zeza të theksuara, duke u shfaqur me një pamje më natyrale me flokë bjonde.
Siç shihet edhe në foto, Çomo që ka qenë për shumë vite në krye të Spitalit Infektiv, tashmë do të ketë një tjetër paraqitje. E ndërsa një pjesë e mirë e komentuesve ishin pro ndryshimit të Najadës, mikesha e saj e ngushtë Vera Ostreni tregoi për “Ftesë në 5” se i mungonin flokët e kuq të doktoreshës.
“Najada ka qenë e bukur gjithmonë, jo vetëm fizikisht por në shpirt, në sjellje etj… Shokët, shoqet e fakultetit apo kolegët e punës edhe kur nuk u ka pëlqyer diçka nga “look-u” transgresiv nuk është se s’ kanë guxuar ta thonë, por kanë menduar që ajo është Najada dhe ne e pranojmë kështu siç është. Mua personalisht më mungojnë flokët e kuq!”, u shpreh ajo.
Më vonë shtoi se do i mungojë t’i thërrasë “ o ferrari i motrës”, siç i ka thirrur gjatë 12-13 viteve me flokë të kuq.