“Vetëm terror në Londër dhe Nju Jork”, ISIS paralajmëron sulmet e rradhës

0
4
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

ISIS ka paralajmëruar sulmet e rradhës në Londër dhe Nju Jork. Ata kanë publikuar tre postera, njëri prej të cilëve i referohet kullës së sahatit në Londër “Big Ben”.

Në fotografi duket se i kanë vënë flakën Big Ben duke e shoqëruar me tekstin paralajmërues: “Së shpejti do sulmojmë Londrën”.

Tjetra tregon një terrorist të maskuar që mban thikën e gjakosur mbi qytetin e Nju Jorkut dhe i bën thirrje ekstremistëve për t’u bashkuar në ‘luftimin e vendit’. Vihet re se në të dy posterat kanë përdorur shkrimin “Vetëm terror”.

Posterat e propagandës u krijuan nga Fondacioni Ash Shaff Media, një kompani pro sulmeve të ISIS dhe u publikuan në Twitter nga (TRAC), një mbikëqyrës i terrorizmit.

 

Zjarr Tv Ad