Lëvizja Vetëvendojse në Shqipëri ka bërë një tjetër denoncim në lidhje me atë çfarë ata e konsiderojnë si manipulim gjatë procesit të numërimit.
Vetëvendosja pretendon se në pamjet e publikaura nga procesi i numërimit në Tiranë, gjatë numërimit, është mbuluar katrori me numër 13 që kishte si opsion votimi kandidatin Boiken Abazi.
Më tej, në denoncimin e bërë me anë të publikimit të pamjeve në ‘facebook’, Lëvizja Vetëvendosje shprehet se e konsideron këtë si një pjesë të planit për të manipuluar vullnetin e qytetarëve.
“Vëzhguesit e kandidatëve të pavaruar të mbështetur nga Lëvizja VETËVENDOSJE! kanë identifikuar në masë këtë mënyrë “numërimi” votash, ku katrori i subjektit zgjdhor me nr. 13 mbulohej gjatë gjithë kohës sa shfaqej fleta e votimit në ekranin e tavolinave të numërimit.
Kjo metodë “numërimi” është në shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor dhe Udhëzimeve të KQZ-së. Duke mbuluar katrorin e subjektit zgjedhor me numër 13, nuk lejohet të kuptohet nëse në atë katror ka patur ose jo një “X”.
Si fenomen i përhapur në masë, le të kuptohet se ka qenë pjesë e një plani të manipulimit të vullnetit të qytetarëve për të nxjerr jashtë loje kandidatët e pavarur. Më poshtë, evidentimin e kësaj shkeljeje e kemi ilustruar edhe me disa shembuj me fotografi, të cilët janë depozituar edhe në KQZ/KAS si pjesë e ankesës tonë zyrtare”- shkruhet në deklaratën e VV.