Vetëvendosje regjistrohet në Tiranë, angazhim për bashkimin kombëtar

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lëvizja Vetëvendosje regjistrohet zyrtarisht në Tiranë. Gjykata e Tiranës e ka marrë vendimin javën e kaluar për për ta miratuar regjistrimin e Qendrës “Lëvizja Vetëvendosje” në Shqipëri me statusin e organizatës jo fitimprurëse (OJF).

VV e vlerëson këtë vendim të marrë bazuar mbi ligjet dhe shtetin e së drejtës.

Drejtori  ekzekutiv i “Lëvizja Vetëvendosje” në Shqipëri , Bojken Abazi, thotë se ky akt është vazhdimësi e aktivitetit të VV-së disa vjeçar në Republikën e Shqipërisë, por tashmë në një formë të re.

“Në qëllim dhe motiv, në parim dhe veprim, përmes këtij themelimi ne do të angazhohemi për aspiratën shekullore të shqiptarëve për bashkim kombëtar, ashtu siç shprehet edhe në Preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, bashkë me përpjekjen për një shtet zhvillimor që lufton pabarazitë e mëdha ekonomike qe janë krijuar. Frymëzimi ynë rrjedh edhe nga përfytyrimi i të ardhmes për vendin tonë, si vend që ia mundëson grupeve e shtresave të ndryshme shoqërore dhe individëve shpërthimin e potencialeve të tyre, duke zhvilluar e mbrojtur ekonominë e përbashkët dhe atë individuale me drejtësi, demokraci, transparencë dhe përgjegjësi në vendimmarrje. Përmes kësaj forme të organizimit synojmë të bashkëpunojmë me sa më shumë aktorë të shoqërisë civile, akademikë, qytetarë aktivë dhe ekspertë të fushave të ndryshme anembanë Republikës, të gjithë trojeve si dhe në mërgatë ” thuhet në deklaratë.    

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri do të organizojë inaugurimin në Tiranë për të shënuar fillimin e këtij organizmi të ri, në mes të muajit maj.

 

Zjarr Tv Ad