Vetingu/ Konfirmohet në detyrë kreu i Administratives, Eriol Roshi

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë kryetarin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë, Eriol Roshin.

Bëhet e ditur se vetingu për gjyqtarin Roshi është bërë në bazë të 3 kritereve; ajo e pasurisë, e figurës dhe e aftësive profesionale.

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, bazuar në informacionin e përcjellë nga ILDKPKI, Roshi kishte bërë deklarime të sakta për sa i përket pasurisë, kishte burime financiare të mjaftueshme, nuk kishte fshehje pasurie dhe nuk kishte deklarime të rreme.

Sipas komisionit, gjyqtari zotëron një apartament 110 metër katror me vlerë 8 milionë lekë që është blerë me kredi të marrë në bankë.

Në vitin 2006 me të ardhurat e përfituara nga prindërit dhe shitja e artikujve ushqimor, ai kishte porositur edhe ndërtimin e një apartamenti ku komisioni kërkoi verifikime nga drejtoria e tatimeve.

Nga hetimet e kryera nga KPK, relatorja Valbona Sanxhaktari tha se Roshi ka bërë deklarim të pasurisë në përputhje me ligjin, nuk kishte fshehje të pasurisë dhe as deklarime të rreme.

Gjithashtu, gjyqtari mori vlerësim pozitiv për sa i përket kriterit të aftësive profesionale.

Trupi gjykues përbëhej nga; Genta Tafa Bungo, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari.

 

Zjarr Tv Ad