Vetingu/ KPK: Alfred Gjoni nuk justifikon pasurinë, ka kryer deklarime të rreme

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit përmes një njoftimi ka sqaruar se kryegjyqtari i Kurbinit Alfred Gjoni nuk justifikon pasurinë dhe ka kryer deklarime të rreme.

Alfred Gjoni iu nënshtrua vetingut vetëm për kriteret e pasurisë dhe profesionalizmit për të cilat kishte më shumë mangësi.

Kryetari i gjykatës së Kurbinit, për sa i përket pasurisë nuk justifikon të ardhurat për blerjen dhe mobilimin e një apartamenti 60 metër katrorë që kishte kushturar 19 milionë lekë të vjetra.

Gjithashtu, ai nuk justifikon të ardhurat me të cilën ka blerë një apartament 47 metër katrorë me vlerë 6 milionë lekë të vjetra.

Po ashtu, ai nuk justifikon edhe një shumë cash prej 5 milonë lekësh të cilat i ka dhënë hua nëpërmjet nja banke tek një person tjetër.

KPK, sa i përket kriterit profesional ka vërejtur se në çështjet e shqyrtuara nga Gjoni ka zvarritje të çështjeve në kohë të pajustifikuara që shkojnë deri në katër vite.

Gjyqtari i përfaqësuar nga avokati Ardian Visha deklaroi se shtëpinë e kishte blerë nga të ardhurat e pagës së tij dhe për këtë paraqiti dokumentat e kontratës me shitësin.

Në lidhje me huan e dhënë prej 5 milionë lekësh, Alfred Gjoni  pretendoi se banka ia ka bërë këtë transaksion pa dijeninë dhe aprovimin e tij dhe për këtë ka ngritur  një padi civile.

Shtyrjen e seancës, Gjoni  e justifikoi me volumin e madh të punës dhe faktin se i ishte dashur të gjykojë në shumë rrethe të tjera çështje që i kishte ngarkuar KLD-ja.

Vendimi përfundimtar për gjykimin e kryegjyqtarit të Kurbinit do të jetë ditën e hënë në datë 14 janar.

 

Zjarr Tv Ad