Vetingu në polici po zvarritet

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vettingu në polici ndonëse nisi pas shumë debatesh dhe pritjeje, sërish ka ngecur pasi Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ende nuk ka përfunduar grumbullimin e gjitha dosjeve për efektivët. Filtrimi i drejtuesve të gradave të larta ishte parashikuar të mbahej në dy seanca në javë për të kapur afatin e përfundimit të rivlerësimit të 300 drejtuesve, por vetëm në 3 javë janë rivlerësuar vetëm dy efektivë.

Për drejtuesin e sindikatës së policisë, kjo vjen për shkak të bashkëpunimit me instititucionet e tjera.

 Sipas Sadetin Fishtës, hedhja e shortit për herë të dytë ku Vettingu nis nga SHÇBA dhe jo nga drejtori i policisë është jo transparente.

 “Shikojmë që ka zvarritje pasi duhej të kishte avancuar më shpejt. Shpresojmë të shikojmë në veting drejtuesit” 

 Fishta gjithashtu deklaron se nga radhët e bluve pritet të ketë dorëheqje para daljes për rivlerësim.

Në dy vendimet e para shpresoj që morën një informacion si organizohet vetingu ndaj drejtuesve të policisë. Besoj se do të ketë dorëheqje” u shpreh Fishta.

Vettingu në polici nisi me 4 nëntor ndërsa tashmë është përjashtuar nga policia shefi ankesave në SHCBA Oltion shehu, ndërsa është konfirmuar zv/drejtori i SHCBA Adriatik Ago.

Zjarr Tv Ad