Vetingu në politikë, PD: Jo dy standarde, PS: Mirëpresim opiniomim e Venecias

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një delegacion i Komisionit të Venecias ka zhvilluar një takim me përfaqësues të partive politike. Delegacioni më 6 anëtarë u drejtohet nga presidentja e nderit të Komisionit Venecias, Hanna Suchocka, e cila do të zhvillojë një seri takimesh me përfaqësuesit politik në vend, për tu njohur gjerësisht me propozimin partisë demokratike.

Propozimi I PD ka si qëllim të kalojë në sitë integritetin e politikanëve në vend kjo për qellim dekriminalizimin dhe shkëputjen e lidhjeve me krimin.

Në përfundim të takimit, deputeti demokrat Edmond Spaho tha se përfaqësuesve të Venecias i parashtruan qëndrimin e PD që të ndjekë të njëjtin standard që është vendosur për prokurorët dhe gjyqtarët.

Spartak Braho u shpreh se “Ne parashtruam qëndrimin e PD-së i cili në thelb është se nuk duhet të ketë dy standarde, por standardi që zbatohet për prokurorët dhe gjyqtarët duhet të aplikohet për politikanët, kur flasim për lidhje me botën e krimit të organizuar. Shpjeguam me fakte se asnjë reformë në Shqipëri nuk do të ketë sukses nëse nuk do të shkëputen lidhjet e politikës me krimin e organizuar”.

Ndëra Ulsi Manja u shpreh se “ Në këndvështrimin tonë takimi me delegacionin ishte shumë i frytshëm. Ishte një takim informues dhe sqarues me pyetje dhe përgjigje nga të dyja palët. Ne besojmë shumë në kompetencën de autoritetin e Komisionit të Venecias lidhur me opinionet e tyre lidhur me ndryshimet kushtetuese. Shpjegimet dhe mendimet tona do t’ua dorëzojmë edhe me shkrim edhe pse në materialin që kemi dërguar në Venecia nga Kuvendi ne i kemi dërguar disa pyetje. Por gjithësesi ne mirëpresim opinionin  e Venecias si tabanin e demokracisë”. 

Ndërsa pak më parë pashë që pati një prononcim edhe nga  opozita, që u shprehën se takimi me komicionin e Venecias ishte rezultativ. Por në fakt nuk di kujt ti besoj, asaj që tha Spaho sot apo asaj që tha Basha dje në Berat. Se dje tha: Unë nuk e di pse vjen Komisioni i Venecias sepse ne nuk i kemi ftuar. Ndërsa sot zoti Spaho dhe delegacioni i opozitës e konsideruan takimin frytdhënës dhe vlerësojnë ndihmën e Komisionit të Venecias.

 

Zjarr Tv Ad