Vetingu në politikë, shpërthen Paloka: S`u miratua se cënon të drejtat e Ramës dhe Ballës

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari demokrat Edi Paloka ka reaguar në lidhje me rrëzimin e amendamentit të opozitës për “veting në politikë” nga mazhoranca dje në Kuvend.

Me anë të një statusi në facebook, Paloka thotë se fjalën “veting” e dëgjonim kudo dhe tentuan t’a shtrinin kudo por në politikë nuk e pranuan, sepse sipas tij, ai cënonte edhe të “drejtat” Edi Ramës dhe Taulant Ballës për të sunduar këtë vend.

Postimi I plotë

VETTING, VETTING, VETTING…
E mbani mend sa here ne dite e degjonim? E degjonim kudo , ne shqip dhe ne gjithe gjuhet e mundeshme. Na thonin se Vettingu edhe diellin do ta bente te shkelqente me shume . Sulmonin opoziten se nuk e donte vettingun, madje kishte frike nga efektet e vettingut.

Dhe Vettingu cudiberes u fut kudo; vetting per gjyqtare, vetting per prokurore, vetting per police, vetting per gardiste madje dhe per pedagoge kerkohet vetting.

Por mbreme ne Parlament, pikerisht ata qe na kishin thene se Vettingu ishte ilaci cudiberes qe do sheronte gjithe semundjet e ketij vendi, votuan kunder Vettingut ne politike.

Megjithese edhe shqiptari me naiv e di se “semundjet” e ketij vendi ( krimi i organizuar, korrupsioni dhe gjithe padrejtesite e tjera) burojne pikerisht nga pislliqet qe mbart politika, “rilindasit” e Rames , dje gjithe diten , u perpoqen ti mbushin mendjen shqiptareve per te kunderten. Madje per ata, Vettingu ne Politike jo vetem nuk ishte i nevojshem por cenonte dhe “te drejtat” e Edvinit dhe Tao Palles per te sunduar kete vend .

Komisioni i Venecias ( ku vete kerkuan ti cojne ndryshimet kushtetuese) ne menyre turperuese per keta qe sundojne sot, kthehu pergjigje se nje ligj i tille , jo normal per nje vend tjeter, per Shqiperine e Edvin Rames, eshte nje domosdoshmeri dhe domosdoshmeri e bejne pikerisht lidhjet e kesaj qeverie me krimin dhe oligarkine.

“Miratoni ndryshimet kushtetuese dhe ligjin bejeni si te doni vete, ne do ta pranojme”- ju tha Basha.

Por kaq te zhytur e te tmerruar jane nga qelbesinlliku i tyre, sa as kete nuk e pranuan.

E dijne mire se nga cdo ane po ti kapesh vetem pisllik ju del. Po e dijne po kaq mire se nuk mund te fshihen me.

Edhe votimi i mbremshem ishte nje fare Vettingu qe ndau ata qe jane gati ta pastrojne politiken , nga ata qe nuk munden as te marrin fryme jashte pellgut te qelbur te politikes se tyre.

Ka mbetur vetem nje gje per te bere, ti qerrojme me cdo menyre perpara se te mbytemi ne llumin e tyre.

Zjarr Tv Ad