Vettingu: Drejtori i sigurisë në Policinë e Shtetit Gjovalin Gjoka

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit për vettingun në policinë e shtetit ka zbuluar se drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Gjovalin Loka, ka qenë operativ i sigurimit të shtetit.

Loka ka dalë sot para trupës së vettingut, ndërsa përballë anëtarëve ka qenë i vetëm pa avokat.

Loka e ka fshehur të kaluarën e tij, por komisioni e ka zbuluar.

Në orën 12:15 pritet të jepet vendimi për të.

Trupa e Komisionit të Vettingut: ”Nga janari ’91 deri në qershor ’91 Gjovalin Loka ka qenë operativ i sigurimit të shtetit. Ndërkohë në përgjigjet e tij ka deklaruar se nuk ka qenë. Ndërkohë deri në vitin 1990 ka qenë student në shkollën e sigurimit të shtetit. Komisioni i jashtëm do të vlerësojë nëse është apo jo kriter ndalues kjo situatë dhe gjetje ndaj z.Loka.”

Gjovalin Loka: ”Mos më diskriminoni për shkak të studimeve të asokohe. Nuk kam kontaktuar me asnjë nga bashkëpunëtoret e sigurimit të shtetit. Nuk kam dënuar apo keqtrajtuar apo rekrutuar askën në sigurimin e shtetit.”

Trupa e Komisionit të Vettingut: ”Autoriteti i dosjve ka siell raport te dyte thote se z.Loka nuk ka firmosur asnjë dokument asokohe kur punonte si operativ në zonën e Bicajt në Kukës.”

Zjarr Tv Ad