Vettingu e shkarkoi si “të papërshtatshme”, SPAK nis verifikimin e kallëzimit të ish-prokurores së Kukësit Rita Gjati

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur verifikimin e kallëzimit të ish-drejtueses së Prokurorisë së Kukësit, Rita Gjati ndaj anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Ajo pretendon se tre anëtarët Genta Bungo, Alma Faskaj dhe Lulzim Hamitaj kanë shpërdoruar detyrën, pasi gjatë procesit të hetimit administrativ nuk i kanë pranuar prova të paraqitura prej saj.

Kjo e fundit u shkarkua disa ditë më parë, si e papërshtatshme  për të vazhduar detyrën, të cilën e braktisi pasi kërkesa e avokatit të saj për shtyrje nuk u mor parasysh. Gjatë seancës dëgjimore u zbuluan probleme me të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Në përfundim të verifikemeve pritet që SPAK të vlerësojë nëse në veprimet e anëtarëvë të KPK ka ose jo elementë të veprës penale.

Zjarr Tv Ad