Vettingu i Bashës/ Ylli Manjani: Me këto hajvanllëqe qenka një Enveruc

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Manjani

Një fragment nga Ligji i Lulit për vetingun:

“Personi konsiderohet i përfshirë në kr*imin e organizuar edhe kur:
a) procedimi penal i filluar ndaj personit pushohet nga organi procedues për shkak të pamjaftueshmërisë së provave, të vd*ekjes së personit, apo se personi nuk mund të merret si i pandehur dhe nuk mund të dë*nohet; b) personi deklarohet i pafajshëm penalisht për shkak të pamjaftueshmërisë së provave, apo se vepra penale është kryer nga një person, që nuk mund të akuzohet ose dënohet.” Pra, e thënë më thjesht megjithëse nuk je i dënuar nga gjykata, ti prapë je “fajtor” (person me probleme pra) se ma do qejfi mua. Ua ua ua ua ua ua… Kjo është Partia Demokratike ejjjj. De-mo-kra-tike!!! Pa asnjë lidhje me demokratiken. Po fare, fare. Na risjell në Kushtetutë praktikën e frontit demokratik të Enver Hoxhës!!! Si tha mo, si tha?

“Unë kisha 94 mandate dhe e ndryshoja Kushtetutën vetëm, por mi vodhi Rama”. Po shyqyr që ia paska vjedhur, se me këto hajvanllëqe që nxjerr paska qenë një Enveruc. Ka parë edhe ëndrra me 94 vota tjetri… Ndërkohë Ed Ramës i ka rënë s*o*pata n’mjaltë. Tall trapin me kë ti dojë qejfi tashmë. Me të drejtë… Por ka edhe një gjë.

Nëse këtë budallëk të tipit front demokratik e bëjnë ligj, qartësisht del se: Kush rri me Lul Bashën, të cilin gjykata nuk e dënoi për procedurë, duhet të dorëzojë mandatin. Në bazë të këtij ligji Basha është “Person i Përfshirë”. Ky është ligji idiot i partisë kryetari i së cilës mban vulën të varur te rripi i pantallonave. Turp, është pak!

Zjarr Tv Ad