Vettingu i politikanëve/ Flet Basha: Edhe ne kemi pasur llumin tonë, kjo na ka sjellë në këtë pikë

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar ditën e djeshme, se vettingun e politikanë do ta kërkonte edhe nëse do të ishin sot në pushtet.

Në një konferencë për mediat, kreu i demokratëve tha se amendamenti i PD është dorëzuar tashmë në Kuvend dhe kërkohet vullneti politik. Basha theksoi se është në interes të shqiptarëve që politika të pastrohet nga llumi.

“Për ta bërë këtë Shqipëria disponon instrumente ligjore siç është ligji anti mafia. Ajo që kërkohet është vullneti politik. Kjo që tani është depozituar në Kuvend përfaqëson vullnetin e PD. dhe nëse masakra zgjedhore e 25 prillit dhe PD do të ishte aty ku e donin shqiptarët, nuk kam asnjë pushim se do të kishim 94 votat e nevojshme për të ndryshuar kushtetutën. Unë gjykoj se ndryshime të tilla duhet të kenë konsensus. Këto nuk mund të shikohen si masa propagande. Është interes i të gjithë shqiptarëve që politika të pastrohet nga llumi i tranzicionit. Kanë përdorur politikën për tu pasuruar. Kanë futur në politikë llumin e shoqërisë,” tha Basha.

Më tej kreu i PD pranoi se edhe ata kanë pasur llumin e tyre, sipas tij njerëz që kanë abuzuar me besimin e dhënë nga partia.

“Edhe ne kemi pasur llumin tonë. llumi i tranzicionit është një dhe vetëm një. Janë njerëz që abuzojnë me besimin e dhënë nga partia e tyre. Këto abuzime të pandëshkuara që na kanë sjellë në këtë pikë. Miratimi i këtyre amendamente është një hap i stërmadh,” u shpreh ai.

 

Zjarr Tv Ad