Vettingu i politikanëve, Tabaku: Ka parlamentarë që kanë lidhje me krimin

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në paketën e ndryshimeve kushtetuese që PD depozitoi në Kuvend është edhe vettingu i politikanëve. Partia Demokratike ka kërkuar që Vettingu të bëhet nga SPAK dhe Gjykata Kushtetuese.

Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku në një lidhje të drejtpërdrejtë me Ora News u shpreh se nuk është një iniciativë e re e Partisë Demokratike pasi lidhet me zgjedhjet, lidhet me dekriminalizimin dhe PD e ka nisur betejën para 7 vitesh.

Tabaku: Ka shumë parlamentarë të zgjedhur që kanë lidhje me krimin, të cilët nuk kanë qenë vetë në vetën e parë të përfshirë, por kanë lidhje familjare që pasuritë e tyre janë vendosur si rezultat i lidhjeve familjare dhe nuk ka asnjë të keqe që atë parim që ne kemi për sistemin e drejtësisë ta përkthejë në parime solide edhe për politikanët. Propozimi për Vettingun në politikë pa pikërisht këto parime bazë. Nuk kemi asnjë kompleks që ne të jemi të hetuarit e parë, nuk kemi asnjë kompleks që kjo të ndodhë edhe nga SPAK. Është e vërtetë që SPAK mund të ketë nevojë për përforcim kapacitetesh, por është i vetmi institucion i cili mund të marrë masa dhe të shërbejë si filtër për Vettingun e politikanëve.

Tabaku u shpreh se kjo çështje ka të bëjë vetëm me vullnetin politik. Sipas saj, Vettingu në politikë e plotëson hetimin e pasurisë që bën Instituti për deklarimin e pasurive.

Tabaku: Çdo raport për korrupsionin tregon që lidhjet e krimit dhe korrupsionit kanë arritur deri në politikë, po imponojnë punën e Parlamentit, po ndikojnë te të zgjedhurit si vendorë ashtu dhe qendrorë. Unë nuk besoj se ka prioritet më të madh për Shqipërinë se sa cenimi i këtyre parimeve të demokracisë.

Sipas Tabakut, detyra kryesore e SPAK është hetimi i korrupsionit dhe për këtë arsye është ngritur, për hetimin e korrupsionit në nivel të lartë.

Zjarr Tv Ad