Vettingu konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës, Arian Përmeti

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokurori Arian Përmeti u përball të enjten më 15 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kur gjatë seancës dëgjimore që zgjati rreth tre orë, u pyet dhe dha shpjegime për pasuritë e trashëguara nga prindërit për të cilat u konkludua se kishin burime të ligjshme, si dhe për një çështje penale të cilën nuk e kishte hetuar.

Prokurori i Tiranës e kundërshtoi si të pavërtetë një denoncim publik, për të cilin KPK kishte riçelur hetimin, por që e mbylli pa i kaluar subjektit barrë prove. Arian Përmeti mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës.

Sot, më 24 shtator Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se ka vendosur konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës. Arian Përmeti e ka filluar punën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore në vitin 2003. Prej vitit 2013, ai ushtron funksionin e prokurorit pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Procesi i rivlerësimit për prokurorin Arian Përmeti u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Suela Zhegun. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Elka Ermenkova.

Zjarr Tv Ad