Vettingu në polici, IDM: Procesi ka ecur me ritme të ngadalta

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim ka publikuar raportin e vitit 2020 për monitorimin e procesit të vettingut në polici. Ky raport vjetor monitorimi mbështetet në informacionin dhe të dhënat e mbledhura nga dokumente dhe raporte zyrtare e administrative, inputin e intervistave të thelluara me përfaqësues të institucioneve dhe grupeve të interesit, si dhe rezultatet e monitorimit të drejtpërdrejtë të seancave të vlerësimit, të realizuara nga IDM-ja gjatë periudhës nëntor 2019 – mars 2020. Sipas këtij raporti, procesi ka ecur me ritme të ngadalta si në aspektin ngritjes së strukturave të vetingut ashtu edhe në vlerësimin e subjekteve.  Aktualisht janë vlerësuar rreth 16% të subjekteve të shortlistuara. Ndërkohë, mbështetja institucionale për funksionimin e KJV është e pamjaftueshme për të siguruar mbarëvajtjen efektive të procesit. Sipas IDM, interesi i ulët i publikut dhe i grupeve të interesit për të mbikëqyrur këtë proces ka luhatur besimin e publikut ndaj  tij. Transferimi i  vetingut  drejt një strukture të qëndrueshme institucionale si ajo e SHCBA-se, nuk ofron garanci të mjaftueshme për të siguruar objektivitetin dhe pavarësinë e procesit, si dhe institucionet e angazhuara në procesin e vetingut dhe strukturat zbatuese të tij nuk sigurojnë transparencë të lartë dhe gjithëpërfshirje të plotë të publikut dhe grupeve të interesit në këtë proces.

Zjarr Tv Ad