Vettingu në polici, jep dorëheqjen shefi i IT-së

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një funksionar i lartë i policisë së shtetit është dorëhequr nga detyra vetëm pak javë pas nisjes së seancave të para të vettingut në radhët e uniformave blu.

Ernest Dimashi me funksion drejtor i teknologjisë së informacionit në policinë e shtetit është larguar nga detyra me dorëheqje.

Ai e ka bërë të ditur këtë vendim me anë të një kërkese drejtuar komisionit të jashtëm të vlerësimit ku shprehet se procesi ndaj tij duhet të ndërpritet pas largimit nga policia. Komisioni ka njoftuar se pasi mori dijeni për kërkesën e subjektit Dimashi, vendosi ndërprerjen e procesit të vettingut ndaj tij.

Dimashi ishte planifikuar si zyrtari i tretë për të dalë në seancën publike të rivlerësimit, pas Adriatik Agos dhe Oltion Shehut. 2 vite më parë drejtori i IT-së në policinë e shtetit është akuzuar nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Sipas kryedemokratit, Dimashi ka pastruar laptopin dhe celularët e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri gjatë kohës që po hetohej nga prokuroria e krimeve të rënda për lidhje me grupin Habilaj.

Seancat e Vettingut në polici nisën zyrtarisht në 5 nëntor, ku i pari që doli para komisionit ishte Oltion Shehu, shef i ankesave në Tiranë, i cili u përjashtua nga policia, ndërsa i dyti Adriatik Ago, zëvendës drejtor i SHÇBA-së, u konfirmua në detyrë. Nga ana e komisionit është parashikuar të mbahen dy seanca në javë, por që nga 5 nëntori, janë rivlerësuar vetëm dy zyrtarë të lartë të policisë.

Zjarr Tv Ad