Vettingu për Imerajn/ Andi Bushati ironizon ambasadoren Yuri Kim: S’po e kuptoj këtë gallatën e Yuri Kim, lajmin po e censurojnë mediat e Ramës…

0
3019
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deklarata e sotme e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila kërkonte që mediat të raportonin mbi vettingun e kryeprokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj, ka bërë përshtypje.

Ambasadorja mbështeste misionin ndërkombëtar të monitorimit që kërkonte apelimin e çështjes së Imeraj, shprehej se mediat duhet të raportojnë dhe të mos pengohen nga telefonata.

Pas këtij shënimi, me anë të një postimi në Facebook, ka reaguar gazetari Andi Bushati, duke shkruar se janë pikërisht mediat e Ramës, ata që ngrenë në qiell reformën “amerikane” në drejtësi, që kanë “censuruar” lajmin e Imerajt.

“S’po e kuptoj këtë gallatën e Yuri Kim që u bën thirrje mediave mos çensurojnë mëkatet e procesit të vettingut. Por ato media që nuk nxjerrin lajmin të cilit i referohet ajo, janë të njëjtat media të pushtetit që bëjnë be për kokë të saj dhe që ngrenë në qiell reformën “amerikane” në drejtësi”, shkruan Andi Bushati.

Zjarr Tv Ad