Vettingu shkarkon gjyqtaren e Apelit të Tiranës Zegjine Sollaku, bashkëshortja e ish-Kryeprokurorit Theodhori Sollaku…

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pasaktësitë në deklarim dhe mungesa e burimeve financiare në vlerën e 7 milionë lekëve, i dogji karrierën bashkëshortes së ish-kryeprokurorit Thedodhori Sollaku.

Zegjine Sollaku, ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe ka punuar si gjyqtare e Gjykatës së Tiranës në vitet 1992-2003. Prej vitit 2003, ajo e ushtronte funksionin në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Procesi i saj i vettingut u krye nga trupa e drejtuar nga Xhensila Pine, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtarë Suela Zhegun.

Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Francesco Ciardi.

Gjyqtarja u mbrojt në seancë nga bashkëshorti i saj avokat, ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku, i cili i kundërshtoi gjetjet e KPK-së për pasurinë. “Ashtu si ka rezultuar edhe nga hetimi administrativ, të gjitha transaksionet financiare janë kryer nga ana ime,” tha ai në seancën e parë, ndërsa shtoi se bashkëshortja kishte qenë e fokusuar tek detyra e saj.

Sollaku u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figures, si dhe nuk u konstatuan probleme domthënëse në kriterin profesional.

Zjarr Tv Ad