Vettingu/ Shpërthen Ylli Manjani: Basha është një komunist që ka zaptuar PD-në

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Manjani:

Ideja e vetingut të politikanëve (ide unike kjo) nuk vjen për herë të parë në vëmendje të publikut. PD e Lulzim Bashës bëri ekzaktësisht të njëjtin propozim në shtator 2018. Edhe atëherë si sot, dukej si taktikë politike për t’u bërë interesant para publikut nga njëra anë dhe, për të bërë që të duket keq qeveria nga ana tjetër. Edi Rama i stërvitur me kësi taktikash diversive (i luan vetë më mirë se kushdo në fakt), pyeti Komisionin e Venecias për këtë ide.

Komisioni i Venecias me shumë elegancë dhe me shumë argumente e bëri copë këtë ide, të rrezikshme për demokracinë dhe shtetin ligjor. Në tekstin e atij raporti gjenden konkluzione të forta që në thelb nxisin vetingun e politikanëve nëpërmjet rregullave normale të procesit të rregullt. Madje në një paragraf Komisioni thekson se “… me kaq shumë procese të posaçme rrezikohet të sfumohet procesi i rregullt ligjor siç kërkon Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut”. Pra veting bëni sa të doni- thotë Venecia, por brenda kuadrit normativ të bollshëm.

Venecia gjithashtu thotë se: “… Vetingu i gjykatësve dhe prokurorëve nuk mund të përdoret automatikisht si mekanizëm edhe për politikanët…”. Me pak fjalë kjo është çështje e mbrojtjes së demokracisë pluraliste e cila vihet në risk të lartë nga abuzimi me veting në emër të një qëllimi të mirë. Mirëpo kujt ia tha?! Luli dogji mandatet duke përdorur si justifikim populist edhe mosmiratimin e këtij ligji komunist nga Rama. Sot Luli me të njëjtën vendosmëri neokomunisti prezanton prapë këtë ide idiote prapë për arsye taktike, por tashmë për të sfumuar Doktorin. Në thelb ai sot prezanton veten dhe partinë e tij si një organizatë e frontit demokratik komunist, pra si levë e partisë që qeveris.

Leva apo rripi i transmisionit ka për mision të dënojë shfaqjet e huaja, luksin, ndenjen me individë të deklasuar. PD e djathtë e Lulit po kërkon rivendosjen e luftës së klasave, luftë e cila fillon me “pushkatimin”/vetingun e deputetëve të pabindur. Korrupsioni është loja. Është qëllimi që e hanë të gjithë… Kjo është e pabesueshme për t’u treguar, por është realiteti ku jetojmë!

E rëndë është të shpresosh më shumë që Rilindja të marrë vendime më pro-demokraci sesa Partia Demokratike e Lulzim Bashës. Zyrtarisht, për sa thotë, vepron e propozon, Lulzim Basha është komunist. Një komunist që ka zaptuar PD dhe padrejtësisht dhe opozitën zyrtare.

 

Zjarr Tv Ad