Vëzhgues në zgjedhjet e 6 marsit do të jenë dhe amerikanët, KQZ miraton kërkesën e Ambasadës së SHBA

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar kërkesën e Ambasadës së SHBA në Tiranë, që kjo e fundit të ketë vëzhguesit e saj në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Referuar njoftimit zyrtar të KQZ, bëhet me dije se pas shqyrtimit të kërkesës, është vendosur që SHBA të ketë 4 vëzhgues dhe 4 përkthyes.

Ambasada e SHBA i ka paraqitur KQZ kërkesën dhe dokumentacionin përkatës për katër vëzhgues afatshkurtër dhe 4 përkthyes, si dhe zonat e vëzhgimit të tyre. Kërkesa e paraqitur respekton afatin kohor të përcaktuar në nenin…. Ambasada e SHBA është subjekt i cili gëzon të drejtën të caktojë vëzhgues në zgjedhje”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e KQZ.

Zonat zgjedhore ku do të jenë këta vazhgues dhe përkthyes janë përcaktuar vetë nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Edhe sipas ligjit, thotë KQZ, selia diplomatike në Tiranë është subjekt që i lejohet të marrë pjesë në vëzhgimin e zgjedhjeve.

Zjarr Tv Ad