Victoria Beckham, çfarë i ka ndaluar të bijës?

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është e vështirë të përcaktosh stilin e veshjes së Victoria Beckham, ndoshta sepse gruaja kameleon që prej vitesh udhëheq industrinë e modës së veshjeve intime, ka ditur që gjatë të 44 viteve të saj të guxojë dhe t’i provojë të gjitha

Të kesh një mama fashioniste dhe të “çmendur” pas modës duket sikur është ëndrra e shumë vajzave, por 7- vjeçarja Harper Beckham zbuloi se ajo nuk mund të veshë çfarë të dojë kur vjen fjala tek moda.

Sipas “Page Six” Victoria nuk e lejon Harper të veshë veshjet e saj të vjetra kur ishte pjesë e Spice Girls dhe arsyeja është se ato janë shumë të zbuluara.

“Më duhet të them se isha e habitur nga veshjet dhe sa të zbuluara kanë qënë. Unë dilja me pak rroba veshur. Këto veshje përfshinin disa kostume lëkure të ngushtë dhe disa fustane të ngushta Gucci. Megjithëse këto veshje janë perfekte për kohën kur ishin, nuk i shkojnë fare përshtat Harper-it. Ato mikro-minifunde duhet të qëndrojnë aty ku duhet, në të kaluarën. Unë i them që nuk duhet t’i veshë në asnjë mënyrë dhe ajo më thotë ‘ Ëoë mami, ti ke veshur funde shumë të shkrurtra” – tha Beckham.

“Po Harper unë i kam veshur, por ti nuk ke për t’i veshur! Është fjalia klasike ‘bëj si them unë mos bëj si bëj unë’ “- shtoi më tej ikona e modës.

Zjarr Tv Ad