Video/ 10 gjërat që nuk i dini për Dvoranin

0
170
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ardian Dvorani, anëtar i Gjykatë së Lartë dhe kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, është vënë ditët e fundit në qendër të vëmendjes, për shkak të përplasjeve me presidentin Meta për emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Në shkelje të parashikimeve dhe praktikës ligjore, Dvorani vendosi që të emëronte Arta Vorpsin si anëtare në Gjykatën Kushtetuese, pavarësisht se të drejtën për të dekretuar gjyqtarin në këtë pozicion e kishte presidenti i vendit.

Pas kësaj Dvorani duket se ka kryer shkelje dhe në mbledhjet e zhvilluara në KED, ku Avokati i Popullit përmes një reagimi publik denoncoi se ishte përjashtuar nga procesi, pavarësisht se në Kushtetutë parashikohet roli i tij monitorues.

Por në një vështim të shpejt të karrierës së Dvoranit, lidhjet e tij me Partinë Socialiste kanë qenë gjithnjë të forta, ndërsa procesi i tij i Vetingut, ku kishte një shifër milionëshe të pajustifikuar la shumë pikëpyetje, dhe shije të hidhur për procesin. Në videon më poshtë e shprëbdarë në rrjet japen 10 fakte që opinioni publik mund të mos i dijë, siç është “detaji” jo pak i rëndësishëm që Dvorani është propozuar dhe votuar si anëtar i Gjykatës së Lartë me mbështetjen e PS.

 

Zjarr Tv Ad