Video/107 vjet FA, letra prekëse e 10-vjeçares që tërmeti i shembi shtëpinë: Të dashur ushtarë, dua t’u tregoj sa xhan ju kam

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot shënohet 107-vjeotri i themelimit të Forcave të Armatosura. Në një postim në Facebook, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka falenderuar të gjithë efektivët në emër të të gjithë popullit, pasi sipas saj ata janë heronjtë e heshtur që mbërrijnë të parët kudo ku shqiptarët ndihen në vështirësi.

“107-vjetori i gjen Forcat e Armatosura më pranë komunitetit se ndoshta kurrë më parë! Ndihmën e pazëvendësueshme të Forcave të Armatosura ndaj komunitetit e ka ndjerë këto ditë edhe Klea e vogël, shtëpia e së cilës u prek nga tërmeti i mëngjesit të 26 Nëntorit. Një popull i tërë ju është mirënjohës sot e gjithmonë, ju heronjve të heshtur që mbërrini të parët kudo ku shqiptarët ndihen në vështirësi. 107 vjet Forcë e Armatosur, simbol i përkushtimit dhe sakrificës! #107VjetFA🇦🇱”, shkruan ministrja Xhaçka.

Më tej Xhaçka ka shpërndarë dhe një video, ku lexohet një letër e vogëlushes 10 vjeçare, Kleas, shtëpia e e cilës u shemb nga tërmeti dhe ajo ka falenderuar Forcat e Armatosura.

https://www.facebook.com/xhackaolta/videos/536085943900746/

Të dashur ushtarë, unë jam Klea dhe jam 9-vjeç, ditëlindjen e festova në ditën më të frikshme për cdo fëmijë. Fatmirësisht atë ditë ndodhesha të shtëpia e hallës në Tiranë sepse banojmë në katin e 10 në Durrës. Në mëngjes isha në gjumë dhe nuk e dija se çfarë ndodhi, dëgjova babin që bërtiste me të madhe dhe më mori në krah. Jashtë ishte shumë ftohtë dhe shikoja njerëzit që po dilnin, nuk e kuptoja se cfarë ndodhi. Më në fund u futëm në shtëpi dhe mësova se shumë shtëpi janë prishur dhe njerëzit janë lënduar.

Në ekran fillova të shikoj ushtarët që mbanin kapele me ngjyra dhe forma të ndryshme. Pyeta pak prindërit a kishte luftë? Se nuk kisha parë aq shumë ushtarë në qytet dhe ata më thanë atë që ju po bëni. U habita, se mendoja se ju vetëm luftoni, sipas historive që mësuesja na tregon në shkollë, por sot mësova se ju nuk jeni vetëm për atë qëllim. Pyes prindërit gjithë kohën për ju, madje këtë letër më ndihmoi mami ta shkruaj mirë, se sepse dua t’u tregoj sa xhan ju kam. Jam shumë e lumtur që mësova se tani ju do të na ndihmoi kur të kemi frikë dhe jemi në rrezik. Unë nuk i kuptoj të gjitha akoma, por e di që në vendin tonë ka shumë heroj. Jeni ju dhe të gjithë ata që ndihmuan” shkruan Klea e vogël.

Zjarr Tv Ad