VIDEO/ “Ai është harbut”, Shqipe Hysenaj: Luizi do e rrahë Kiarën jashtë Big Brother-it

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Disa ditë më parë Luizi dhe Armaldo u përfshinë në një debat dhe ishte Kiara ajo e cila po përpiqej që të qetësonte këngëtarin.

Ajo e kapi atë nga krahu për ta qetësusar, mirëpo Luizi iu kthye në një mënyrë të ashpër, sjellje e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Ky veprim është gjykuar nga një pjesë e madhe e ndjekësve, ku së fundmi lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-konkurrentja e Përputhen, Shqipe Hysenaj.

Përmes një postimi në “InstaStory”, ajo e cilësoi Luizin si një harbut që në të ardhmen ka për të ushtruar dhunë fizike ndaj Kiarës.

“Kurrë nuk mund të jem me një person të tillë, që është harbut dhe nëse do arrinte limitin, sado person pozitiv të jetë apo ta bëni, është një njeri që në të ardhme ka për t’a dhunuar këtë femër”, thotë ndër të tjera Shqipja për Luizin.

Zjarr Tv Ad