Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Tiranë në zonën e njohur si ‘Pallati me shiqeta’ , ku një makinë është përfshirë në përplasje me një motor. Makina pasi përplas një të ri me motor ikën, pa i dhënë ndihmën e shpejtë.
Shoferi në gjendje të dehur është larguar me shpejtësi nga vendi i aksidentit duke mos i dhënë ndihmë të dëmtuarit.
Pak pas ngjarjes shtetasi me inicialet A.N. 37 vjec, është ndaluar nga policia. E gjithë ngjarja në fjalë është filmuar nga një drejtues mjeti, i cili ka sinjalizuar policinë për rastin.
Po falë telefonatës në kohë dhe regjistrimit të ngjarjes nga kamera e makinës, Policia Rrugore e kryeqytetit u vu menjëherë në ndjekje të tij.
Më pas policia konstatoi se drejtuesi i automjetit ishte në gjendje të dehur në masën 0.83 mg/l. /k.f/