Altin Goxhaj, avokati dhe aktivisti i shquar i Lëvizjes Antisoros ishte i ftuar në emsionin “Shkruaje në Akull” në Zjarr Televizon.
Ai ka folur për lidhjet e Xhorxh Sorosit me politikën shqiptare, ku ka treguar se në vitin 1993 Rama është prezantuar personalisht, fizikisht me Sorosin, teksa në borin e Sorosit ka qenë themelues, gjë që e ka deklaruar vet Sorosi në Fondacionin e tij tek zyrat që ndodhenin në Tiranë tek piramida.
Goxhaj ka thënë se Sorosi i ka nxjerrë lekët që ka hedhur në Shqipëri, gati 10 apo 20 herë më shumë.
Deklarimet e tij janë shokuese ku tregon përfshirjen e eksponentëve të politkës me Sorosin.
Intervista e avokatit Altin Goxhaj
Në 1993 është prezantuar personalisht fizikisht Rama me Sorosin, por në bordin e Sorosit ka qenë themelues, e thotë Sorosi këtë gjë në Fondacionin e Sorosit Tiranë, tek zyrat që ka pas tek piramida në 1992.
Me thënë të drejtën, është punuar fort 27 vjet duke llogaritur në 2019 që Sorosi ta ketë këtë tepsi, por Rama ishte ai që do merrësh me thikën që pret tortën.
Sorosi i ka nxjerrë lekët që ka hedhur në Shqipëri, nja 10 deri në 20 herë. Përshembull, një nga dyqanet “Besa”.
Besa ka qenë Fondacion , kur u themelua në vitin 1998, 1 milionë dollarë i hodhi Xhorxh Sorosi, për Fondacionin Besa, dhe 29 milionë dollarë qeveria shqiptare. Por Fondacioni u bë i Sorosit, megjithëse hodhi qeveria shqiptare 29 milionë dollarë, ia dhuroi Besës 29 milionë dollarë.
Në vitin 1998, Milva Ikonomi bëri raportin dhe tha do themelojmë Fondacionin Besa, 29 milionë dollarë do ti hedhi qeveria shqiptare, dhe 1 milionë dollarë do ti hedhi Xhorxh Sorosi. Dhe ky do quhet Fondi Besa i Fondacionit Soros.
Nga 1998 deri në vitin 2007, Fondacioni Besa i ka sjellë një xhiro 280 milionë dollarë, që nuk ishin më të shtetit shqiptar por të Fondacionit Soros.
Po si i bëri këto para?
Shteti shqiptar i dhuronte vazhdimisht Fondacionit Soros para.
Përshembull, në qeverinë e Nanos i jepeshin pare. Në vitin 2000, Ilir Meta kryeministër i vë gjobë Sorosit 1 milionë dollarë për evazion fiskal Fondacionit Besa, dhe e kundërshtoi në gjykatë fondacionin.
Kur mbaron gjyqi i shkallës së parë, themelohet “Majfti”. Edhe Mjaftin e themeloi Sorosi dhe fiton prap gjyqin. Tani kryeministër ishte Fatos Nano dhe fillon debati i gjykatës midis fondacionit Besa dhe qeverisë shqiptare, në apel dhe bëhen protesta kundër Nanos në janar 2004.
Në 2005 qeveria shqiptare fiton gjyqin kundër Sorosit në Gjykatën e Lartë për evazion fiskal. Këta i jepnin kredi, merrnin pare, hidhnin kredi, merrnin shtetit pare dhe s’paguante asnjë taskë se jemi fondacion jofitimprurës.
Të gjitha bankat paguanin taksat, vetëm këta jo. Shteti shqiptar fitoi gjyqin me kryeministër Fatos Nanon në Gjykatën e Lartë. Ishin shtuar protestat kundër Nanos. Një ditë të bukur bëhet mbledhja e qeverisë dhe vendos qeveria shqiptare që 1 milionë e gjysëm dollarë që do t’i paguante Besa shtetit shqiptar për evazion fiskal.
Atë kohë Mjafti merr përsipër të bëjë një sondazh, kush do fitojë zgjdhjet, “Gallup” Kjo ndodhi pasi qeveria shqiptare i jep Fondit Besa 2 milionë euro dhuratë. Sondazhi sipas Erion Velisë fitonte PS-ja jo PD-ja. Para se të dilte rezultati i sondazhit, qeveria shqiptare i dhuroi Fondit Besa 2 milionë euro,
Në 2006 bëhet ligji i ri bankar dhe nuk lejohet që fondacionet të mbajnë procedura mikrokredie, të ekzistojnë si fonde mikrokredie. Po çfarë bëri fondacioni Besa?
280 milionë dollarët që qarkullonin, 29 milionë ishin të shtetit dhe 1 milionë të Sorosit, shto dhe ndihmat që jepte vazhdimisht qeveria shqiptare, që ishte fondi kapital. Shkon në gjykatë dhe thotë: Fondacioni Besa do të ngrejë një fond që quhet Fondi Besa SHA. Pasi bënë këtë gjë, Fondi Besa prezantohet me dokumenta të falsifikuara në bankat e shtetit dhe thotë se Fondacioni Besa tani është Fondi Besa. Gjithë pasurinë e vënë me paret e shtetit shqiptar e ktheu në pronë të shoqërisë aksionere Fondi Besa, që do të thotë, paratë e shtetit shqiptar kur u ndalua me ligj të vazhdonin, duhet të ktheheshin, ku 97 % do ta merrte shteti dhe 3 % Fondi Besa, ky ishte kapitali fillestar.
Për më tepër ndiqni emisionin e plotë