VIDEO/ Çekiçët “shembin” Manchester United, vetëm barazim për Crystal Palace

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Manchester United vijon të mos tregojë stabilitet në këtë sezon. “Djajtë e kuq” u mposhtën me rezultatin e pastër, 2-0 nga West Ham United, duke koleksionuar humbjen e dytë në 6 javët e para.

Me Solskjaer që po vuan për të gjetur balancat në ekip, Yarmolenko gjeti rrugën e rrjetës në limitet e pjesës së parë. Ukrainasi lëvizi bukur në zonë dhe me të majtën mposhti De Gea. Një gol që goditi edhe psikologjikisht United, që u detyrua sërish të nxjerr sferën nga rrjeta.

Këtë herë ishte Cresswell ai që ndëshkoi, duke hedhur në tapet “djajtë”. Pas kësaj fitoreje “çekiçët” mbajnë vendin e katërt me 11 pikë, teksa Manchester United qëndron e 8-ta me 8 pikë.

Në takimin tjetër të Premier League, Crystal Palace nuk arriti të marrë pikë të plota në shtëpi ndaj Wolves. Një autogol i Dendoricker po vendoste diktatin deri në minutat e fundit, por Wolves gjeti forcën për të marrë një pikë nga ky takim. Jota realizoi në minutën e gjashtë shtesë për t’i dhënë barazimin e katërt “ujqërve” në këtë sezon.

Zjarr Tv Ad