VIDEO/ Çudit Rama, bën thirrje të votohet kundër PS-së

0
6902
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndoshta nuk e kishit menduar që Kryeministri Edi Rama do të dilte ndonjëherë kundër partisë së vet, por ja që ndodhi.

Tre ditë më parë, gjatë vizitës në Kukës, Edi Rama u bëri thirrje qytetarëve që përmes votës të largojnë nga pushteti përdhunuesit dhe dhunuesit e grave e nënave.

Por, Kryeministri duhet të dijë se përdhunuesit janë pikërisht brenda Partisë Socialiste. Ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi, është prekur nga ligji i Dekriminalizimit për shkak të këtyre veprave penale.

Në vitet ’90, Elvis Rroshi është akuzuar në Itali për përdhunim në grup, ndërsa pas rikthimit në Shqipëri u anëtarësua në Partinë Socialiste dhe u kandidua për kryetar Bashkie të Kavajës, ku dhe fitoi.

Dhe në këtë pikë, Kryeministri Rama ka të drejtë. Përdhunuesit e grave nuk duhet të mbajnë poste zyrtare. Qytetarëve u takon që përmes votës mos t’i pranojnë.

Zjarr Tv Ad