VIDEO/ Goditet grupi i Shullazit dhe Çapjave, sekuestrohen 0.5 kg kokainë

0
63

Policia e Elbasanit ka arrestuar sot gjashtë persona, të cilët dyshohet se merreshin me trafikim dhe shitje të lëndëve narkotike të llojeve të forta.

Gjithashtu nga operacioni i koduar “Shënkolli” vijojnë të ndiqen në gjendje të lirë dy shtetase, ndërsa u sekuestruan edhe 550 gram drogë e llojit kokainë.

ElbasanFinalizohet operacioni "Shënkolli".Operacioni i ndjekur me metoda speciale të hetimit nga Sektori për Narkotikët në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.Goditet një grup i strukturuar kriminal në fushën e tregëtimit të drogave të forta, kryesisht kokainë.Finalizimi i operacionit nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Repartin RENEA dhe DVP Tiranë.Në pranga 6 persona.Sekuestrohen 550 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.Gjatë ditës së sotme, në funksion të procedimit penal të vitit 2018 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, është zhvilluar dhe finalizuar me sukses operacioni policor antidrogë i koduar "Shënkolli".Në operacion u përfshinë strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Reparti RENEA dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ku u bë i mundur arrestimi i shtetasve:K. Gj., 32 vjeç, banues në Elbasan me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit;A. Q., 45 vjeç, banues në Tiranë, me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit;S. P., 23 vjeç, banues në Elbasan;L. D., 35 vjeç, banues në Elbasan;L. Gj., 25 vjeç, banues në Elbasan;K. T., 31 vjeç, banues në Elbasan.Si dhe ndiqen në gjendje të lirë dy shtetase.Shtetasit A. Q., dhe K. Gj., si organizatorë të grupit kriminal, siguronin lëndën narkotike dhe pjesëtarët e tjerë të grupit kryenin shpërndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla në qytetin e Elbasanit. Policia gjatë kontrollit fizik të krerëve të grupit, por edhe kontrollit në banesat e tyre, gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi prej rreth 550 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë.Operacioni është ende në vijim, për identifikim dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Gepostet von Policia e Shtetit am Freitag, 12. April 2019

“Finalizohet operacioni “Shënkolli”. Operacioni i ndjekur me metoda speciale të hetimit nga Sektori për Narkotikët në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Goditet një grup i strukturuar kriminal në fushën e tregëtimit të drogave të forta, kryesisht kokainë.Finalizimi i operacionit nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Repartin RENEA dhe DVP Tiranë.

Në pranga 6 persona. Sekuestrohen 550 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Gjatë ditës së sotme, në funksion të procedimit penal të vitit 2018 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, është zhvilluar dhe finalizuar me sukses operacioni policor antidrogë i koduar “Shënkolli”.

Në operacion u përfshinë strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Reparti RENEA dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ku u bë i mundur arrestimi i shtetasve:

K. Gj., 32 vjeç, banues në Elbasan me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit; A. Q., 45 vjeç, banues në Tiranë, me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit; S. P., 23 vjeç, banues në Elbasan; L. D., 35 vjeç, banues në Elbasan; L. Gj., 25 vjeç, banues në Elbasan; K. T., 31 vjeç, banues në Elbasan.

Si dhe ndiqen në gjendje të lirë dy shtetase. Shtetasit A. Q., dhe K. Gj., si organizatorë të grupit kriminal, siguronin lëndën narkotike dhe pjesëtarët e tjerë të grupit kryenin shpërndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla në qytetin e Elbasanit.

Policia gjatë kontrollit fizik të krerëve të grupit, por edhe kontrollit në banesat e tyre, gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi prej rreth 550 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë. Operacioni është ende në vijim, për identifikim dhe kapjen e  personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale”, njofton policia.