VIDEO/ Fooorca Kosovë! Ramush Haradinaj shkelmoi topin, tani s’e mban më vendi

0
201
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Bashkë me Anitën, në mbështetje të djelmoshave tanë të pamposhtur. Forca Kosovë!” Ramush Haradinaj, kryeministri i dorëhequr i Kosovës, në këto momente po mbështet fuqimisht ekipin kombëtar të vendit të tij, që sapo ka përfunduar 1 me 1, pjesën e parë të përballjes me Kombëtaren e Çekisë në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Ndeshja po zhvillohet në kuadër të eliminatoreve të EURO 2020. Por, Haradinaj, që pret vetëm fitoren, nuk është mjaftuar me këtë urim.

Haradinaj ka përgatitur më herët një spot televiziv me Kombëtaren e Kosovës, ku shfaqet vetë si furbollist dhe shkelmon topin në mes të fushës, një spot që e ka publikuar në Fb e tij  vetëm një orë para ndeshjes dhe që ngritur peshë, zemrat e tifozerisë.

Zjarr Tv Ad