Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme pranë “21 Dhjetorit” në Tiranë ku si pasojë ka mbetur e plagosur një 23-vjeçare.
Policia bën me dije se shtetasi G.M teksa ishte duke transportuar një të sëmurë për në spital ka vazhduar rrugën me semafor të kuq dhe ka aksidentuar këmbësoren A. M., 23 vjeçe dhe dy mjete.
23-vjeçarja menjëherë është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Me datë 27.06.2021, rreth orës 14:45, tek 21-Dhjetori, mjeti me drejtues G. M., duke transportuar një shtetas të sëmurë për në spital, ka vazhduar lëvizjen me semafor të kuq, dhe ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. M., 23 vjeçe dhe dy mjete. Si pasojë është dëmtuar këmbësorja shtetasja A. M., 23 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.