VIDEO/ Gjergj Luca thumbon politikanët pas mbylljes së fushatës: Ja se si mund të bëhet Shqipëria

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Biznesmeni Gjergj Luca ka thumbuar politikanët pas mbylljes së fushatës.

Ndërsa ka publikuar një video në Facebook, ku shprehet se të gjithë politikanët kanë patur kryefjalë largimin e të rinjve dhe si të kthehen qytetarët nga emigracioni, shton se Shqipëria do të bëhet vetëm përmes punës.

“Përshëndetje miq nga kantieri më i ri i Rozafës. Edhe ne për fushatën këtu, ja duke punuar në majë të skelave edhe duke bërë këtë objek të ri.

Me thënë të drejtën të gjithë këtyre poltikanëve që kanë mbajtur këto fushatat elektorale, kryefjalë e të gjithëve ka qenë si të kthehen njerëzit nga emigracioni.

Unë kam një thirrje për të gjithë këta politikanë sot që nuk bëhet fushatë më… Shqipëria do të bëhet vetëm nëpërmjet punës, punës, punës”, u shpreh Luca ne video.

https://www.facebook.com/watch/?v=754891842780457

Zjarr Tv Ad