Video/ Heroinë dhe arsenal armësh në makinë, arrestohen tre persona

0
188
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës, ndërsa një është shpallur në kërkim në dy aksione policore.

Uniformat blu kanë bërë të ditur se kanë goditur një rast i shpërndarjes në doza të vogla i drogave të forta, ndërsa kanë sekuestruar edhe lëndë narkotike, armë zjarri e municion luftarak.

Kështu në pranga janë vënë Luan Çela, Romeo Ramadani, si dhe Mario Menga, ndërsa u shpall në kërkim 41-vjeçari me iniciale A.D.

Njoftimi i policisë

Policia e Tiranës vijon zbatimin e planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e elementëve me precedent kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje, të trafikut të lëndëve narkotike, atyre në fushën e vjedhjes, si dhe për kapjen e personave në kërkim.

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes në doza të vogla i drogave të forta, si dhe një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Operacioni nga Forca e Posaçme e DVP Tiranë dhe Sektori Kundër Narkotikëve

Sekuestrohet lëndë narkotike, armë zjarri e municion luftarak.

Në këtë kuadër gjatë mbrëmjes së djeshme janë arrestuar 3 shtetas, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

2 shtetas janë arrestuar dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, ndërsa shtetasi tjetër është arrestuar për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Konkretisht :

Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i shtetave :

– Luan Çela , 44 vjeç, banues në Tiranë.

– Romeo Ramadani, 32 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi:

– A. D., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Kujtim Laro” gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me targë AA 821 OG, me drejtues shtetasin Luan Çela dhe pasagjer shtetasin Romeo Ramdani, është gjetur një qese brenda të cilës ndodhej një kuti me 5 pako të mbështjella me natriban.

Gjithashtu dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve Luan Çela dhe Romeo Ramadani janë gjetur përsëri një sasi e dyshuar lënde narkotike dhe municion luftarak.

Janë sekuestruar në total në cilësinë e provës materiale :

– 2.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Heroinë”
– Automjet
-1 shot Gun
-1 armë gjahu
– 16 fishekë arme gjahu
– dylbinj
– fishek arme zjarri kaliber 7.62 mm
– 45 fishekë manovre

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në zonën e “Astirit” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Mario Menga, 39 vjeç, banues në Tiranë.

Këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri tip pistoletë pa leje e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve L. Ç., R. R., dhe A. D., për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe i municionit e kryer në bashkëpunim“, dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 278/2 dhe 283/2 të Kodit Penal, ndërsa për shtetasin M. M., për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe i municionit luftarak”, parashikuar nga 278 i Kodit Penal.

 

Zjarr Tv Ad