Video/ Heronjtë e termetit, Meta nderon me Dekoratën e Artë të Shqiponjës ekipin e kërkim-shpëtimit nga Kosova

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kosova ishte e para që ju gjend pranë Shqipërisë në tragjedinë e tërmetit të 26 nëntorit.

Ishin grupet e kërkim-shpëtimit nga Kosova që mundësuan shpëtimin e dhjetëra njerëzve nën rrënoja.

Për heroizimin dhe solidaritetin vëllazëror, Presidenti Ilir Meta vlerësoi sot me  Dekoratën e Artë të Shqiponjës Task Forcën e Kombinuar të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, Ekipit të Zjarrfikësve të Kosovës, Njësitit K9 të FSK-së, Ekipit të Koorporatës Energjetike, Njësitit të Çetës së Shpëtimit të Minierës së Artanës si dhe Njësitit të Çetës së Shpëtimit të Minierës së Trepçës.

Në fjalën e tij presidenti Meta ndërsa nuk kurseu falenderimet për shtetin dhe popullin e Kosovës, tha se termeti provoi se themelet e solidaritetit mbarëshqiptar janë më të forta se kurrë.

LIVE – Ceremonia e vlerësimit në Prishtinë të Task Forcës së Kombinuar të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, Ekipit të Zjarrfikësve të Kosovës, Njësitit K9 të FSK-së, Ekipit të Koorporatës Energjetike, Njësitit të Çetës së Shpëtimit të Minierës së Artanës si dhe Njësitit të Çetës së Shpëtimittë Minierës së Trepçës.

Gepostet von Ilir Meta am Mittwoch, 4. Dezember 2019

Meta: Kosova duhet të jetë krenare për Forcat e Sigurisë së saj por edhe të policisë që demonstruan profesionalizëm të lartë dhe bashkëkohor. Ju shpëtuat shumë jetë, ndihmuat shumë të lënduar dhe na u gjendët pranë në momentet më të vështira.

 

Zjarr Tv Ad