VIDEO/ Hologramat e Star Wars bëhen reale: shkencëtarët krijojnë imazhet e para në 3D

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një imazh tre-dimensional në formë hologrami që përdoruesit mund të prekin është arritur të krijohet për herë të parë, duke përdorur qindra folës të heshtur për të lëvruar grimca të vogla të polistirenit.

Krijimi i një efekti pak a shumë si ai që shikojmë në ekranet në  filmat fantastikë si Star Ëars, teknologjia, e frymëzuar nga filmat, është një hap larg së ardhmes së imagjinuar.

Studiuesit në Universitetin e Sussex, në Mbretërinë e Bashkuar, ndërtuan makinën prodhuese hol hologram nga 512 bokse të vendosur në një bazament sipër dhe poshtë, ku shfaqet imazhi.

Ultratingulli lëshohet nga altoparlantët, duke ngritur topa të vegjël polistireni pikërisht në pozicion duke manipuluar valët e zërit për të ‘bllokuar grimcat në mënyrë akustike’.

Duke kontrolluar dhe zhvendosur presionin e ajrit duke përdorur altoparlantët, topat mund të manovrohen aq shpejt për të gjurmuar një formë 3D sa duket se krijohet një imazh 3D lëvizës.

Gjurmimi i formës 3D të dëshiruar nga topat e polistirenit duhet të bëhet në më pak se 0,1 sekonda në mënyrë që efekti vizual të materializohet.

Zjarr Tv Ad