Video/ I propozon të dashurës për martesë në aeroport, ja reagimi i saj i papritur

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Priti të dashurën e tij në aeroportin e Katanias për të bërë propozimin e ‘sikletshëm’ të martesës. Kishte organizuar gjithçka  me detaje: kishte blerë unazën, studiuar fjalët e duhura dhe madje kishte bindur administruesit e faqes së Facebook-ut të ‘Fontanarossa’ të publikonin një post për mbështetje. Gjithçka shkoi kot: në momentin që ai u gjunjëzua dhe mes syve kuriozë të njerëzve, i kërkoi  të martoheshin, ajo refuzoi  dhe iku, duke e lënë të shushatur të dashurin dhe të pranishmit. Episodin e trishtë e nxori në faqen e facebook-ut pikërisht Aeroporti i Katanias në Siçili, ku ‘lumi’ i komenteve përmbante edhe disa fyese në drejtim të ‘Romeos’ së pafat. Siç shkruajnë disa komentatorë në postim, një rol domethënës ka patur edhe mamaja e vajzës, e cila e ka marrë vajzën dhe më pas është kthyer kundër djalit.

Fatmirësisht, kishte edhe shumë komente inkurajuese dhe solidarizimi, si psh ky: “Miku im, kushdo ti qofsh, ke patur kurajo të paparë dhe është për t’u komplimentuar e gjitha kjo. Nëse shkon mirë, shkon, përveç rastit të vjehrrës…Nëse nuk shkon mirë, amin. Ajo nuk të meritonte.”

 

 

Zjarr Tv Ad