Video/ I rrëshket goja Rudina Hajdarit: Zoti Palla, mos na jepni leksione

0
174
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lapsus apo i qëllimshëm nuk mund ta themi, por deputetja Rudina Hajdari ka shtrembëruar sot në Kuvend mbiemrin e Taulant Ballës, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Nga foltorja ku po replikonte me deputetin socialist, Hajdari iu drejtua ‘zotit Palla’, duke i kërkuar të mos i jepte leksione se si deputetët e rinj duhet të bëjnë opozitë.

Ky deformim i mbiemrit nga Balla në Palla shkaktoi edhe reagimin e socialistit, i cili u kap nga kamera duke buzëqeshur.

Ndërkohë, deputetët e rinj në Kuvend janë përballur vazhdimisht me talljet dhe ironitë e Taulant Ballës, i cili pasi u mëson se si funksionon institucioni dhe punën që ata duhet të bëjnë, thekson se ‘opozita e re’ ka për detyrë të kontrollojë qeverinë e Edi Ramës.

"Palla apo Balla?"

Rudina Hajdari-deputetit të PS: Zoti Palla, mos na jepni leksione https://bit.ly/2X31NGE

Gepostet von Politiko.al am Donnerstag, 11. April 2019

 

Zjarr Tv Ad