Video/ Izolohen nga zbatica, policia dhe FNSH në Shkodër shpëton peshkatarët

0
101
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërhyrja në kohë e policisë dhe FNSH-së së Shkodrës, ka bërë të mundur shpëtimin e dy peshkatarëve, të cilët kishin mbetur të izoluar për shkak të baticës. Shtetasit B.T, 58 vjeç, dhe Gj.Z, 56 vjeç, të dy banues në Shkodër, kishin shkuar me varkë për të peshkuar dhe kishin hipur në një urë druri të prishur.

Për shkak të baticës varka është larguar nga vendi për shkak të baticës, dhe peshkatarët kanë mbetur të izoluar në urën e drurit.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se dy peshkatarë kishin mbetur të izoluar në një urë druri në fshatin Rrjoll në Velipojë që lidh lagunën e Vilunit me Rjollin, policia e Shkodrës në bashkëpunim me skuadrës speciale të emergjencave në FNSH në Shkodër kanë shkuar në ndihmë të tyre.

“Falë ndërhyrjes së forcave të policisë të D.V.P. Shkodër, DRKM dhe veçanërisht skuadrës speciale të emergjencave në FNSH Shkodër u është dhënë ndihma e duhur ku rreth orës 23:50 janë nxjerr në breg pa probleme të cilët kanë falënderuar Policinë për ardhjen në ndihmë në kohë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Zjarr Tv Ad