Video, ja çfarë ka mbetur nga Titanik

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Njerëzit e parë të zhytur tek Titanik pas gati 15 vitesh janë shprehur se disa prej rrënojave të anijes më të famshme në botë po shkatërrohen me shpejtësi.

Një ekip ndërkombëtar u zhyt në oqean dhe vëzhgoi Titanik, që ndodhet 3.800 metra nën Atlantik.

Ndërsa një pjesë e rrënojave të anijes ishte në gjendje të mirë, disa pjesë të tjera kishin humbur në det.

Historiani i Titanik, Parks Stephenson tha se disa se dëmtimet e anijes, që i vëzhgoi, gjatë zhytjes ishin shokuese.

Rrymat e forta të oqeanit, gërryerja e kripës dhe bakteret që konsumojnë metalet po “sulmojnë” anijen.

Titanik ndodhet nën ujë prej më shumë se 100 vitesh dhe qëndron rreth 600 km larg bregdetit të Newfoundland, Kanada.

Titanik, që ishte anija më e madhe e kohës së saj, goditi një ajsberg në gjatë udhëtimit nga Southampton në New York në 1912.

Nga 2.200 pasagjerë dhe ekuipazh në bord, më shumë se 1.500 vdiqën.

Zjarr Tv Ad