VIDEO/ Ja si takohen Kejdi Bare dhe Rey Manaj , nuk duhen humbur këto pamje

0
333
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një përballje shqiptarësh ishte ndeshja e djeshme mes Albacetes dhe Malagas.

Armando Sadiku dhe Kejdi Bare luajnë për Malagën ndërsa Rey Manaj për Albaceten.

Ky i fundit ishte protagonist në këtë ndeshje pasi arriti që t’i japë fitoren skuadrës së tij me golin e shënuar.

Mirëpo kjo ndeshje pati dhe një episod komik. Përpara se ndeshja të fillonte Sadiku dhe Manaj po bisedonin me njëri – tjetrin dhe në atë moment afrohet Bare dhe e përshëndet Manajn në një mënyrë alla shqiptare.

“Ku je të q****a kokën tënde?” i drejtohet Bare-Manajt.

Ndërkohë, i menjëherëshëm është reagimi i Sadikut, që i thotë Bares të mos shajë, duke parë edhe zyrtarin e klubit që po e filmonte nga pas. “Pse, ku dinë shqip këta?” – vazhdon më tej Bare, dhe Manaj shprehet: “Ka shqiptarë te faqja”.

Më pas, një përqafim i ngrohtë mes Manajt dhe Bares, për të treguar miqësinë e mirë mes tyre, edhe pse vetëm pak ditë më parë ishin në grumbullimin e Kombëtares.

 

 

Zjarr Tv Ad