VIDEO/ ‘Këmbët e shpejta, faqja e bardhë’, gazetari: Si po boshatisen gjatë natës Call Center-at në Tiranë

0
152
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nisja e hetimeve nga ana e SPAK në lidhje me call center-at që mashtrojnë qytetarë nga vende të ndryshme të Europës, duket se ka vënë në lëvizje pronarët e shumë bizneseve të tilla informale në Tiranë. Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamjet gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, ku shihet sesi disa të rinj heqin të gjithë bazën materiale nga biznesi i tyre i vendosur në një pallat në qendër të Tiranës.

Gazetari thotë se njëri prej ortakëve të këtij biznesi ishte shtetas gjerman, ndërkohë që tjetri lëvizte me një makinë luksoze. Sipas tij ata po tentojnë që të fshehin gjurmët sa më parë që të jetë e mundur.

 “Mbani frymen njerez! Lajm i minutes se fundit… Kjo historia me call center mori paksa per dreq…  Mjaftoi nje jave denoncime ne media dhe nje urdher i Drejtorit te Pergjithshem te Policise Gledis Nano, qe “boset” te urdheronin boshatisjen me urgjence ne mes te nates, te ambjenteve ilegale ku kishin vendosur call center-at e tyre.

Pamje direkte, qe tregojne sesi po boshatiset ne oret e vona te nates, nje ambjent call center i vendosur ne katin e dyte te nje pallati ne qender te Tiranes. Mesa duket dy ortaket, njeri shtetas gjerman dhe tjetri ne mos gaboj, leviste me Lamburgini, kane vendosur te fshehin gjurmet sa nuk eshte vone.

Shprehja popullore “kembet e shpejta, faqja e bardhe”, ne kete rast merr kuptim me shume se kurre. Mesa duket, klientet ne Gjermani, ne Zvicer apo vende te tjera te BE-se, duhet te urojne, qe policia e prokuroria shqiptare t’i gjejne “agjentet” e tyre te burses, perpara se ata te jene zhdukur pa lene gjurme dhe me llogarite e boshatisura drejt ishujve offshore ….”, shkruan Hoxha në postimin e tij.

Kujtojmë se ditët e fundit SPAK ka nisur hetimet për të pakëtn 10 biznese call center, pas sinjaleve që janë marrë nga shtete të ndryshme europiane, ku shumë qytetarë të tyre janë mashtruar me shuma të mëdha parash, me pretendimin që ti investonin në bursë.

Zjarr Tv Ad